ALMAR STAFF SHPK lindi si qelizë me datë 26 Mars 2021. Fillimisht, 6 muajt e parë, aktivitetiu shtrua online dhe më pas me zyrë fizike. Aktiviteti kryesor është zyra e punësimit, kryerja e ndërmjetësimit të punësimit midis punonjësve dhe punëdhënësve në fushën Hoteleri-Turizëm. Vit pas viti ka pasur sukses dhe me 1 Korrik 2024 zhvendoset në rrugën Fortuzi 35, Tiranë, me një zyrë të re moderne.

Nga një biznes i vogël, ALMAR STAFF kthehet në një shoqëri të madhe duke shtuar aktivitetet e saj me bnb, restorant, tobacco, por asnjë nga këto nuk do ishte e mundur nëse nuk do ishte dashuria dhe zanafilla e agjencisë e së punësimit. Me pasion kemi ndihmuar mijëra qytetarë të gjejnë punë falas në tregun shqiptar. Ne kemi zgjeruar tregun tonë edhe jashtë shtetit për të punësuar shqiptarë. ALMAR STAFF është një markë që do mbetet gjatë në memorien tuaj.

ASJOLA LAMLLARI

THEMELUESJA, CEO e komapnisë ALMAR STAFF SHPK.

ASJOLA LAMLLARI ka lindur në vitin 1986 dhe është diplomuar në nivelin Master Shkencor për Administrim Biznesi, pranë Fakultetit Ekonomik në Tiranë. Ajo ka një përvojë të gjatë pune 20 vjecare në sektorin e Burimeve Njerëzore. Ajo ka mbajtur pozicione drejtuese në disa kompani dhe në 2021 krijon aktivitetin e saj të parë, agjencinë e punësimit. Më 2024 krijon ALMAR STAFF SHPK duke shtuar aktivitete të tjera si bnb, restorant, tobacco. Asjola është ortake 100%, themeluese dhe administrator e bizneseve të saj.

1.4818
178.3 KB