1 - Përdorimi i shërbimit
Faleminderit që përdorni faqen tonë.
Në vijim është një marrëveshje ligjore midis jush ("përdoruesi", "vizitori" ose "punëmarrësi") dhe pronarëve ose operatorëve ("ne") të ALMAR STAFF ("website" ose "shërbimi"). Kjo marrëveshje mund të përditësohet nga ne kohë pas kohe pa ju njoftuar. Ju mund të rishikoni versionin aktual të Termave të Përdorimit ("TEP") në çdo kohë.
Ju mund ta përdorni shërbimin tonë vetëm nëse jeni dakord të krijoni një kontratë të detyrueshme me ALMAR STAFF dhe përdorimi i këtij lloj shërbimi nuk është i ndaluar për ju nga ligjet e juridiksionit të aplikueshëm. Ju duhet të jeni të paktën 13 vjeç për të përdorur shërbimin tonë.
2 - Privatësia dhe cookies
Politika jonë e privatësisë përshkruan se si ne e mbledhim dhe përdorim informacionin që ju na ofroni. Ne gjithashtu përdorim një teknologji të quajtur "cookies" për të përshtatur përmbajtjen dinamike të ofruar nga faqja jonë e internetit.
Ju duhet ta pranoni politikën tonë të privatësisë dhe përdorimin e cookies para se të përdorni shërbimin tonë.
3 - Përshkrimet e pozicioneve të punës
ALMAR STAFF përpiqet të jetë sa më i saktë që është e mundur në përshkrimin e njoftimeve dhe shërbimeve të prezantuara në këtë website. Megjithatë, ALMAR STAFF nuk garanton se përshkrimet e njoftimeve apo shërbimeve janë të plota, të besueshme ose pa gabime. Na kontaktoni dhe zgjidhni "korrigjim" nëse verifikoni ndonjë pasaktësi në përshkrim.
4 - Lidhje tek palë të treta
Kjo faqe përmban lidhje me faqe interneti të palëve të treta që mirëmbahen nga të tjerë. Ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të lidhura të palëve të treta dhe nuk bëjmë ndonjë përfaqësim në lidhje me përmbajtjen ose saktësinë e materialeve në faqet e internetit të palëve të treta. Ju mund të përdorni lidhje të jashtme në përgjegjësinë tuaj.
Për të mbrojtur integritetin e shërbimit tonë ju jeni të mirëpritur të dërgoni çdo reagim në lidhje me këto website.
5 - Përdorimi i materialit
Të gjitha përmbajtjet e kësaj faqeje, si teksti, grafika, imazhet, etj., mbrohen me të drejta të autorit dhe janë në pronësi, të kontrolluara nga ALMAR STAFF ose nga palët e treta që kanë licensuar materialin e tyre për ne. Ne ju autorizojmë të shikoni dhe të shkarkoni një kopje të vetme të materialit në faqen e internetit vetëm për përdorimin tuaj personal dhe jo-komercial.
6 - Mbyllja e llogarisë
Ne rezervojmë të drejtën për të pezulluar ose fshirë llogarinë tuaj në çdo kohë dhe pa njoftim nëse:
- Ju nuk respektoni kushtet e përdorimit të përmendura në këtë faqe;
- Ju përdorni shërbimin në një mënyrë që do të na shkaktonte përgjegjësi ligjore;
- Me dashje ose pa dashje ju bllokoni shërbimin ose i bllokoni të tjerëve përdorimin e shërbimit;
- Ju përdorni e-maile (postë elektronike) të përkohëshme (temporary email) për të krijuar një llogari në ALMAR STAFF;
7 - Paralajmërimet dhe kufizimet e përgjegjësisë
ALMAR STAFF dhe i gjithë informacioni, përmbajtja, njoftimet, shërbimet tona ose të ofruara nga të tjerë nëpërmjet ALMAR STAFF janë në dispozicion "siç janë" pa garanci të ndonjë lloji përveç rasteve kur kjo është shënuar ndryshe. Ne nuk garantojmë që shërbimi do të funksionojë në mënyrë të pandërprerë ose pa gabime. Përdorimi i informacionit të marrë nga/ose nëpërmjet këtij shërbimit është në përgjegjësinë tuaj.
Materialet mund të përmbajnë pasaktësi ose gabime ortografike. Na kontaktoni dhe zgjidhni "korrigjim" nëse verifikoni ndonjë pasaktësi. Disa materiale në faqen e internetit ofrohen nga palë të treta dhe ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për ndonjë material të tillë. Materialet dhe veçoritë mund të shtohen dhe të hiqen nga shërbimi pa paralajmërim.
8 - Adresa jonë
ALMAR STAFF
Rr. Fortuzi, Tiranë / Shqipëri
https://almarstaff.com